Abuzimi me tenderat e naftës, SPAK kërkon 1.6 vite burg për nën-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana

SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish nën-kryetarin e Bashkisë Kukës Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualifikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Në këtë fazë do të jetë trupa e cila do të vendosë nëse do ta kaloj për gjykim do ta pushoje apo do t’ia rikthejnë prokurorisë për hetime më të plota.