Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Bashkë më avokatin mbrojtjes, Haxhia është paraqitur për verifikim të masës së sigurisë. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke e lehtësuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Haxhia nuk iu përgjigj interesit të mediave për njohjet apo lidhjet me Ilir Beqajn Burime konfirmojnë se brenda Gjykatës Haxhia tha se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK. Mbrojtja ofroi garanci pasurore për heqjen e masës, por nuk u mor parasysh nga gjykata
Gazmend Haxhia u ndalua mesditën e 8 korrikut nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit. Avokati i tij Henrik Ligori tha se Haxhia u vetëdorëzua dhe njoftoi prokuroren e çështjes se do ndërpriste vizitën në Kinë për tu përballur me drejtësinë.