“A vdeksha unë për ty”/ Kryeministri ndërpret fjalimin në Fushë-Krujë pas thirrjes “Rama ik” nga një qytetar
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim përmbyllës elektoral në Fushë Krujë, ku prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian deri në vitin 2030.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, një qytetar kaloi pranë vendit ku po mbahej takimi dhe thirri “Rama ik”, duke ndërprerë për pak çaste kreun e PS.
Rama reagoi me humor ndaj kësaj situate, duke thënë: “Amon, a vdeksha unë për ty, se po e pritsha, rrofsh që kalove o hudhër, po e pritsha, thashë në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’, që të plasë syri i keq, dhe ku e tha, sa përmenda kënetën, doli bretkosa, a vdeksha unë për ty.”