“A u mërzite për shokun tënd Dodik?”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Budallallëk me brirë!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues nga Kosova, i cili e pyeti nëse është mërzitur për largimin e Milorad Dodik. Komentuesi e ironizoi Ramën duke i thënë se po i ikin miqtë dalëngadalë dhe se duhet të mbajë zi për ta.

Në përgjigjen e tij, Rama e quajti këtë një “budallallëk me brirë”, duke shtuar se një pjesë e njerëzve që mendojnë kështu “nuk mbushin” dhe janë qesharakë.

“Është një pjesë juaja atje në Kosovë që, sikurse themi ne nga anët tona, nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti, Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të mi çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë”, shkroi Rama.