“A po gënjen familja Murseli”/ Çelmeta e Krasniqi: Tradhëtia, alibi. Çfarë fshihet nga e shkuara?

Teksa Naim Murseli ka dhënë dëshminë e disatë, në të gjitha rastet të ndryshuar, në asnjë moment ai jo vetëm që nuk pranon të ketë qenë organizator i vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Gazetarët Igli Çelmeta dhe Vullnet Krasniqi, ngrenë pikëpyetjet mbi dëshmitë kontradiktore. Sipas tyre, tradhëtia është një alibi e ngritur, ndërsa motivi i vërtetë, sipas tyre, është e shkuara e errët në Suedi.

“Shaban Murseli e ka dhënë dëshminë e tij pas datës 1 dhjetor dhe ka pasur takime në paraburgim me djalin e tij dhe mund të ketë pasur edhe një bashkëpunim midis tyre për të krijuar një alibi dhe për të hedhur një pistë e cila është ajo e tradhtisë, pra e marrëdhënieve familjare midis Liridona Ademajt dhe bashkëshortit të saj Naim Murseli. Pista kryesore që po heton Prokuroria e Kosovës dhe autoritetet suedeze është ajo që mund të kemi dhe bashkëpunëtorë të tjerë,  pasi dyshohet se shkaku i kësaj vrasje nuk mund të jetë tradhtia por pista të tjera më të forta siç është aktivitetet e paligjshme të Naim Murselit ku mund të jetë i përfshirë pa dijeni të gruas së tij Liridona Ademajt, pavarshisht se ka përdorur të dhënat dhe kredencialet e saj“, tha gazetari Igli Çelmeta.

 

Çelmeta flet edhe për një divorc të nisur e të pezulluar në 2019. Ai gjen guximin të thojë se Liridona Ademaj u vra nxitimthi, nën presion dhe sipas tij, në ngjarje ka edhe emra të tjerë të përfshirë, përveç 4 të arrestuarve.

 

Sipas dosjeve paraprake të prokurorisë dhe policisë së Kosovës thuhet që Naim Murseli i ka thënë Kushtrim Korkadhës dhe Granit Plavës që kjo punë duhet kryer me patjetër sot. Murseli kishte një presion donte ta kryente me patjetër vrasjen e Liridona e Ademajt. Kjo vrasje sipas analizës së dëshmive të të gjithë personave dhe referuar dosjes paraprake nga mediat  e Kosovës që ka dalë nga policia kuptohet qartazi që kemi të bëjmë me një krim që duhej të kryhej me doemos dhe Naim Murseli, i cili kishte një presion një porositje një bashkëpunim me personat e tjerë për të kryer vrasjen“, shtoi gazetari.

Gjithashtu mbi dëshmitë kontradiktore ka ngritur pikëpyetje edhe gazetari kosovar Vullnet Krasniqi, ku sipas tij motivi i vrasjes ka qenë një ide inskenimi.

Nuk ka qenë një gjë shumë e madhe, ka qenë një plan e një psikopati që ka qenë i zhytur aq thellë në jetën e vet saqë ka ardh një moment që s’ka parë zgjidhje tjetër dhe çdo gjë tjetër i dukej normale“, tha gazetari kosovar Vullnet Krasniqi.