A mendoni se kjo mund të jetë kjo protesta juaj e fundit? Ja si përgjigjet Berisha

Pas mbylljes së fjalës së tij në podiumin e ngritur para Gjykatës së Lartë ku po shqyrtohet çështja e vulës së PD, Sali Berisha është ndalur pak minuta dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nëse do të presë vendimin e GJKKO për masën ndaj tij, ai tha se sot janë mbledhur në protestë kundër Gjykatave që sipas tij janë shndërruar në “armë narkoregjim”.

Ndërkohë pyetjes së nëse i druhet se kjo mund të jetë protesta e tij e fundit, nëse GJKKO vendos për masën e ‘arrest shtëpie’, Berisha tha se protesta e radhës do të jetë fitorja mbi diktaturën.

Berisha me gazetarët:

 

 

Do prisni vendimin e GJKKO?

Jo ne jemi këtu siç e dëgjuat, në protestë kundër Gjykatave të shndërruara në armë të narkoregjimit. Gjykata duhej të kishte dhënë vendimin 28 ditë pas vendimit të Apelit. Me urdhër politik e shtyu 9 muaj.

A mendoni se kjo mund të jetë kjo protesta juaj e fundit?

Kush e tha? Tjetra do jetë fitorja mbi diktaturën.