A ka kryer marrëdhënie Gjesti brenda BBV? Banorja zbulon sekretin: Vetëm ai mund ta konfirmojë…

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu, ka befasuar ndjekësit dhe banorët me një deklaratë të papritur gjatë një bisede. Gjatë një diskutimi me konkurrentin Xuxi, ajo tha se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se kjo mund të ketë ndodhur me ish-banorin, Gjestin, me të cilin ajo pati një romancë gjatë qëndrimit në format.

Në momentin kur Xuxi e pyeti Xhenetën për herën e fundit kur kishte bërë seks, ajo u përgjigj duke thënë: “Para se të hyja në BBV.” Megjithatë, më pas ajo shtoi: “Unë mbase kam kryer marrëdhënie seksuale dhe këtu në shtëpi, por ju se dini. Vetëm Gjesti jua kthen përgjigjjen.”

Kjo deklaratë krijoi spekulime se mund të ketë pasur momente intime mes Xhenetës dhe Gjestit brenda shtëpisë, edhe pse ato nuk janë bërë të njohura për publikun. Pas daljes së Gjestit nga Big Brother Vip, nuk dihet sesi do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Xhenetën, ndërkohë që ai ka shprehur se nuk sheh të ardhme me të.

Pasi Gjesti u largua nga formati në Kosovë, ai ka deklaruar se ndjen se marrëdhënia mes tij dhe Xhenetës ka marrë fund, duke shtuar: “Veten me Xhenetën e shoh të ndarë. Kur e kam dashur dhe kur e kam vlerësuar, ajo se ka bërë me mua. Nuk ka pasur mëshirë për mua, nuk besoj që ka dashuri mes nesh.”