A ka folur me LaCivita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përballur me pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarët para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për komunikimet e tij të fundit me këshilltarin elektoral amerikan, Chris LaCivita, i njohur për lidhjet me fushatat e presidentit amerikan Donald Trump.
Berisha u pyet nëse ka folur me LaCivita gjatë 72 orëve të fundit, por shmangu përgjigjen direkte, duke theksuar të drejtën e tij për privatësi edhe si figurë publike.
“Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë, edhe Sali Berisha, sado që është njeri publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për ndihmën dhe kontributin që na ka dhënë,” u shpreh Berisha.
View this post on Instagram
Ai gjithashtu kritikoi ashpër SPAK-un, duke e akuzuar për mbrojtjen e autorëve të dosjeve të famshme 339 dhe 184, të cilat lidhen me manipulime zgjedhore.
“Në themel të qëndrimit tim kundër këtij personi, ka qenë qëndrimi kundër që ka mbajtur ndaj dosjeve flagrante të dhunimit të zgjedhjeve, si 339 dhe 184. Ky institucion ka krijuar një shkallë të lartë të mosndëshkueshmërisë,” shtoi Berisha.
View this post on Instagram