“A je tutori i saj”? Debat i ashpër mes G Banit dhe Arsidës: Rrugaçe, rrugaçe…

Një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur këto ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mes Arsidës, G-Banit dhe Valbonës. Shkak për këtë debat u bë një koment i Arsidës, e cila gjatë një diskutimi e cilësoi G-Banin si “tutor” të Valbonës, duke ndezur tensionet mes banorëve.

Në  “Prime-n” e sotme, u publikua një video e cila tregoi momentet më të ashpra të debatit:

Valbona: “Jam ndjerë shumë e fyer nga ato që janë thënë për mua. Unë gjithmonë e kam respektuar Arsidën, madje kemi ndarë edhe të njëjtin krevat. Arsida përdori fjalë të rënda dhe luajti kartën e viktimizimit. Kur më quajti ‘minorene’ apo tha që më mbron një tutor, ishte ofendim i drejtpërdrejtë. Unë jam një vajzë e pavarur dhe e lirë të bëj zgjedhjet e mia pa lënduar askënd jashtë.”

Nga ana tjetër, Arsida nuk mbeti pas në deklaratat e saj:

Arsida: “Kam përballuar gjithçka me dinjitet dhe nuk do lejoj askënd të më ulë. Ato që janë ndarë si unë duhet të mbajnë kokën lart, sepse të jesh e divorcuar nuk të bën as imorale, as rrugaçe. Pyetja ime për G-Banin ishte e thjeshtë: ‘Je tutor apo avokat?’ Por, Valbona po luan kartën e viktimës duke u kapur pas fjalëve të mia.”

Ndërkohë, në kulmin e tensionit, debati përfshiu edhe G-Banin, i cili nuk e kurseu gjuhën e ashpër ndaj Arsidës:

G-Bani: “Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe! Më vjen turp për nivelin që po tregon.”

Arsida: “Mos më fol me atë gjuhë. Respekto të tjerët në vend që të përdorësh fjalë të ulëta. Këtë mënyrë komunikimi përdore me ata që ke jashtë, jo me mua.”