A e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

“YouTube” është aktualisht një nga faqet më të mëdha dhe më të vizituara në botë, por gjithçka dukej shumë ndryshe në fillimet e saj.

Edhe pse platforma ka ndryshuar ndjeshëm që nga video “unë në kopshtin zoologjik” e postuar nga themeluesi Javed Karim në prill të vitit 2005, qëllimi fillestar ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që shohim sot.

“YouTube” dikur ka qenë një faqe takimesh. E themeluar në Ditën e Shën Valentinit 2005, “YouTube” në atë kohë kishte një ndërfaqe krejtësisht të ndryshme nga ajo që njohim tani.

Vetëm në 14 qershor 2005 pamë një faqe kryesore më “tradicionale” të “YouTube”, që nuk përmbante asnjë nga aspektet e ngjashme me faqen e takimeve që ishin të pranishme në pamjen e së shkuarës së sajtit.