A duhet mbyllur TikTok? Qytetarët kundër aplikacionit: Të ndalohet sa më parë!

TikTok është kthyer herë pas here në një problem në Shqipëri dhe jo vetëm. Sfidat e ndryshme e të rrezikshme janë bërë shpesh shkak për humbje jete, por edhe bullizimi në këtë platformë ka ccuar shpesh në pasoja të rënda.

Replikë pyeti qytetarët nëse ky aplikacion duhet mbyllur apo nëse duhen ndryshuar politikat për përdorimin e tij.

“Unë them duhet mbyllur. Përderisa është një e keqe duhet mbyllur”, shprehet një qytetar.

“Duhet mbyllur. Po e mbyllin shtete të tjera, e mbylli Amerika, shumë vende të tjera”, thotë një qytetar tjetër.

“Duhet të ndryshojë mënyra e menaxhimit, por këtu s’ka për të ndryshuar asgjë”, shprehet një tjetër.

Videon e plotë me mendimet e qytetarëve e gjeni më poshtë: