Ministri i Financave, Ervin Mete gjatë konferencës së përbashkët me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri dhe Guvernatorin e Bankës Gent Sejko, u pyet nga në lidhje me amnistinë fiskale.
Mete nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse qeveria është tërhequr apo jo nga kjo nismë, por theksoi se nuk do të ndërmerret asnjë masë që bie ndesh me parimet e FTFA (Task Forca për Veprimin Financiar).
A është tërhequr qeveria nga amnistia fiskale?
Ervin Mete: Përgjigja është që ne nuk do të ndërmarrim asnjë masë që bie ndesh me parimet në këtë fushë, me rekomandimet FATF apo me praktika të ngjashme të marrë në vendet e tjera. Çdo masë është në pajtueshmëri me praktikat e tjera
Regjistrohu në buletinin tonë informativ