A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ përveç projekteve të tij në muzikë ka folur edhe në lidhje me raportin me Xhensila Myrtezajn.

Kur u pyet a do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’.

Ledri tha se duhet të kesh kimi dhe dashuri, nuk mund të lidhesh për fansa apo për showbiz.

“Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, tha ai.