A do të anëtarësohet Shqipëria në BE deri në 2030? Presidenti i KiE, Antonio Costa: Është i mundur, madje edhe më herët

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, u shpreh i bindur se Shqipëria mund të përfundojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, madje edhe më shpejt, nëse vazhdon me ritmin dhe rezultatet aktuale.

Ai shtoi se në vizitën e ardhshme do të jetë i sigurt që kjo pyetje nuk do të jetë më e nevojshme.

Antonio Costa: Nuk po këkroj ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita ditës se çfarë po bën Shqipëria, arritjet. Sapo të përfundojmë procesin, në atë moment do të bëhet shtet anëtare e BE, pse jo dhe më parë, përpara 2030.

Nëse do jetë me këto rezultate, atëherë është tërësisht e mundur që të bëhet anëtare para 2030, kjo varet nga ecuria. Mesazhi im është që në muajit në vijim dhe vitet ne vijim, jam i sigurt që mund të bëni një punë të shkëlqyer, vitin tjetër kur të vijë serish, jam i sigurte që nuk do më pyesin më të njëjtën pyetjen.