A do i sigurojë votat e të burgosurve? Berisha jep premtimin: Ditët pa faj në qeli do shpërblehen me rrogat e qeveritarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK në kuadër të masës së “detyrimit për paraqitje” për çështjen “Partizani”, u ndal në një deklaratë për gazetarët dhe qytetarët para godinës së Prokurorisë.
I pyetur për votat e të burgosurve, Berisha premtoi se, nëse PD vjen në pushtet, çdo ditë e kaluar në qeli pa meritë do të kompensohet me pagën e një zyrtari qeveritar.
Berisha: Materialet kam plot, por sot ndodhi ajo që ndodhi. Siç e dini çështja e inceneratorëve shkoi për 5 para në gjykatë. Akt i turpshëm ku humbja e 130 mln euro sikur të kishin humbur 10 mijë euro, sikur të kishin vjedhur një kotec pulash.
Mesazhi im është ky Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Europë dhe nga më të zezat në botë. Mban në burgje 68% të të gjithëve popullatës së burgjeve është në paraburgim, nuk ka dëshmi madhore torture se sa kjo. Në këtë vend ka pushuar prezumimi i pafajësisë. Garantoj se ato ditë burgu pa meritë do shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur. Në KiE bëra një takim me Komitetit Anti torture, për dy çështje, tortura ish -presidentit në publik, dhe tortura që i bëjnë 67% e të burgosurve që janë në paraburgim, 1/3 e tyre pa akuzë. Gjendje katastrofale. Komiteti i anti torturës është serioz.
Se për kë do votojnë të dënuarit e dinë vetë, por ne themi të votosh për xhelatin tënd është problem.