A do e pranojë rezultatin? Sali Berisha pas votimit: Do të kemi një ditë të dytë vere!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar sot në qendrën e vendosur në Liceun Artistik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Pas hedhjes së votës, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e vendit, për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për brezat e ardhshëm.

I pyetur nëse do ta pranojë rezultatin, Berisha u shpreh optimist: “Do të kemi një ditë të dytë vere”. Ai shtoi se qytetarët duhet të votojnë për fëmijët dhe familjet e tyre, për punësimin, biznesin dhe pensionet. Berisha theksoi se ka takuar shumë njerëz të sigurtë dhe të gëzuar për votën e tyre dhe mezi presin rezultatin.

“Sot të votojnë, për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin.

Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni”, tha Berisha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)