Gazetarja Rezarta Delisula ka publikuar librin më të ri kushtuar Tiranës. “Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”, titullohet libri i ri i publikuar prej saj.
Gazetarja ka prezantuar sot në Kalanë e Tiranës, për të gjithë publikun librin më të ri të saj, bazuar në dokumente osmane kushtuar Tiranës.
“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s” sjell të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve të arkivave osmane. Ky botim nxjerr për herë të parë në dritë copëza historie mbi jetën e qytetit të Tiranës ne shekullin e 18-të.
Dy vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë “Tirana-Mahnia”, për të cilin gazetarja ka thënë se ka nisur që fëmijë, teksa kujtonte edhe shëtitjet me të atin e saj.
Në librin “Çfarë ka qenë Tirona”, publikuar në vitin 2022 Delisula përcjell, kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe qytetarëve.