Video/ 92 vjeç dhe s’pushon asnjë ditë! Hamdi Zaja, forca e heshtur e Mukjes…
Në fshatin Mukje në thellësi të Malësisë së Krujës jeta nuk matet me orë por me hapa dhe njeriu që ka bërë më shumë se kushdo prej tyre është Hmdi Zaja 92 vjec. Prej gati një shekulli ai jeton këtu ndërsa të tjerët janë larguar një e nga një por Hamdiu nuk e ka braktisur kurrë as fshatin, as malin dhe as bagëtitë.
Ai ecën rreth 5 kilometra në këmbë vetëm për të kapur furgonin për në Fushë –Krujë, aty bën pazarin blen ato pak gjëra që i duhen dhe rikthehet sërish në të njëjtën rrugë po me të njëjtën qetësi. Kur vera vjen dita e tij nis para agimit, ngjitet dy herë në ditë në mal me tufën e dhive, kur kthehet nuk e lë ditën bosh ngarkon dru, sistemon strehën, shikon kopshtin, etj.,
Në fshat janë pak shtëpi por shumë kujtime, aty është mbajtur konferenca e Mukjes, një faqe e rëndësishme e historisë shqiptare, Hamdiu e mban mend si sot.
“Kam qenë në këtë konferencë, e mbaj mend. Kanë qenë të arsimuarit nga juu në veri dhe është bërë mbledhjen këtu”, tha i moshuari.
Sot Mukja ka mbetur pa shkollë, disa vite më parë një banesë u kthye në klasë mësimi por numri i fëmijëve ra, tani, ato që kanë mbetur ecin pesë kilometra për të ndjekur mësimet në fshatin fqinj.
Fshati është i bukur, i gjelbër, i pasur me ullinj por rruga mbetet plagë e hapur. E vetmja ndërhyrje që përmendin banorët është ajo e deputetit të zonës Andi Ulliri. Autoritetet vendorë thonë ata e kanë harruar Mukjen.
Hamdiu nuk njeh ilace as përtesë, jeton me tre vakte me djathë, raki dhe pak cigare, lëviz lirshëm në terren të thyer me një trup që flet për vitë pune jo për pushim.
Në një Shqipëri që braktis fshatin ai është dëshmia që jeta nuk kërkon shumë vetëm tokë, ajër dhe vullnet.