91 milionë banorë në Iran pa internet prej tre ditësh, autoritetet: Sulmet kibernetike u zmbrapsën, lidhja rikthehet sot…

Irani ka përjetuar një nga ndërprerjet më të rënda të internetit në historinë e tij, duke lënë 91 milionë banorë të shkëputur nga bota e jashtme për gati tre ditë.

Sipas mediave shtetërore iraniane, kjo gjendje u shkaktua nga një seri sulmesh kibernetike, të cilat sipas autoriteteve janë tashmë zmbrapsur.

Media shtetërore raportoi se lidhja e internetit pritet të rikthehet në orën 20:00 me orën lokale.

Kjo ndërprerje masive e shërbimit është përshkruar si më e keqja në historinë e kontrollit të internetit në Iran, një vend që prej vitesh e ka përdorur kufizimin e qasjes në internet si mjet kontrolli të brendshëm.