“90 minuta që mund të ndryshojnë botën” – Çfarë u tha në bisedën mes Trump dhe Putin?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se biseda e tij telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë e mirë dhe produktive”, duke nënvizuar se është arritur një dakordësi për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se gjatë bisedës 90-minutëshe u diskutuan shumë elemente të një marrëveshjeje për paqe dhe se procesi tashmë ka hyrë në fuqi. Ai shtoi se shpreson që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund sa më shpejt për hir të njerëzimit.

“Biseda ime telefonike sot me presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne u pajtuam për një armëpushim të menjëhershëm mbi infrastrukturën energjetike, me një kuptim të përbashkët se do të punojmë shpejt në drejtim të armëpushimit të plotë dhe, përfundimisht, një fund të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës,” shkroi Trump.

Ai gjithashtu shtoi se nëse ai do të kishte qenë president, kjo luftë nuk do të kishte nisur kurrë dhe se si Putin ashtu edhe Zelensky duan ta shohin konfliktin të përfundojë. “Shpresojmë, për hir të njerëzimit, se do ta mbyllim këtë punë,” përfundoi Trump.

Ky zhvillim vjen pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se negociatat për një armëpushim të plotë do të zhvillohen në Lindjen e Mesme.