“9 do i çojmë në varreza”/ Gazetari Osman Stafa zbardh mesazhet shokuese nga Onkologjiku
Humori i zi duket se ishte një mënyrë sesi mjekët e spitalit Onkologjik Tiranë, trajtojnë rastet dhe pacientët e tyre.
Gazetari Osman Stafa ka publikuar një episod tjetër me komunikimin e mjekëve të mjekëve të Onkologjikut, ku nuk mungojnë dozat e ilaçeve dhe problemet e tjera që kanë qenë me pacientët.
Për shembull, në një rast flasin për një pacient nga Lushnja, e cila shkon në Tiranë për të marrë kurrën, e cila i jep dëm.
Mjekët me njëri-tjetrin sugjerojnë që të ndiqet në spitalin e Fierit. Arsyeja? Sepse ka “varrezat me afër”. Por nuk mbaron me kaq! Flasin edhe për lajmin e ilaçeve dhe përsëri duke qeshur me njëri-tjetrin shkruajnë se nga 10 pacientë, 9 do i çojnë në varreza dhe vetëm duhet të marrin medikamentin. Përgjigjet e kolegëve për humor të zi janë “me lot” dhe plot me të qeshura, çka tregon shumë për këtë sy si trajtojnë pacientët.
Bisedat mes mjekëve:
[27.2.23, 4:31:23 PM] SS(mjek onkolog): Aty ka varrezat me afer 😉
[27.2.23, 4:36:37 PM] AR(kryeinfermier): Pacientje ka mare mjekimin dhe eshte shendosh e mire, sa per oraret dhe nr e pacienteve se ndryshojme dot,ka raste qe mund te nisin dhe me vone se ne 14 :45 per shkak te ngarkeses por qe jsne raste shume te rralla, prandaj eshte turni 2 i stafit infermieror edhe deri ne oren 20:00 nese nuk mbarojne,ka dhe mjek roje! Kshu qe nuk perjashtohen kto fenomenesh me 19 poltrona.
[20.1.23, 6:26:36 PM] SS(mjek onkolog): Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frik mos i shkaterronin shtepine. Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve. Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine. Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura.
[20.1.23, 7:38:08 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Bukur Raqi. Cfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.?
[20.1.23, 7:39:35 PM] LD(infermiere): Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha
[20.1.23, 7:40:41 PM] AP(mjek onkolog): *QESH
[20.1.23, 7:40:47 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Joo. Të gjithë shokët e tu qe e kanë marre, janë në varreza tani
[20.1.23, 7:41:51 PM] SS(mjek onkolog): U gjet zgjidhja
[20.1.23, 8:15:31 PM] RB(mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina Zgjidhja me e zgjuar. Unë shumë.