898 pasagjerë mbërrijnë në Portin e Vlorës me dy tragete nga Brindisi

898 pasagjerë kanë mbërritur në Portin e Vlorës përmes dy trageteve që operojnë në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë.

15-ditëshi i dytë i korrikut ka shënuar një fluks të lartë hyrjesh, me shumë emigrantë dhe turistë që zgjedhin të kalojnë përmes pikës kufitare detare të Vlorës.

Ky trend dëshmon rritjen e ndjeshme të lëvizjes dhe interesit për zonën, si për qëllime turistike, ashtu edhe për rikthim sezonal të emigrantëve shqiptarë.