Banorët e fshatit Pajovë në Peqin ka mbajtur sot një protestë, pas aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në këtë zonë ku humbi jetën një 8-vjeçar.
Ata bllokuan qarkullimin e automjeteve në Pajovë, ndërsa kërkojnë të merren masa nga ana e autoriteteteve. Banorët shprehen se institucionet duhet të vendosin urgjent kufizues shpejtësie si dhe të ketë polici në hyrje të rrugës pranë shkollës.
Në duar, banorët kanë mbajtur fotot e të miturit si dhe pankarta ku shkruhej “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ