SHKON NË 73 NUMRI I TË ARRESTUARVE PËR KORRUPSION!
Shkon në 73 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.
Së fundmi një shtetas është arrestuar, përkatësisht shtetasi me iniciale, M.M. 28 vjeç i cili është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në qëndra të banuara si dhe pa vendosur rripin e sigurisë duke u bërë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.
Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌parakalim❌celular