65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, plagoset bashkëshortja

Një 65-vjeçar, S.B., është arrestuar në Tiranë pasi i ka vënë flakën qëllimisht banesës së tij, një ngjarje që përfundoi me lëndimin e bashkëshortes së tij.

Ngjarja ndodhi dje në një banesë në pronësi të tij, e cila ishte e pabanuar në momentin e incidentit. Policia njofton se dyshohet se zjarri u vu për motive të dobëta.

Si pasojë e zjarrit, bashkëshortja e tij u plagos dhe mori ndihmën mjekësore në spital.