Tiranë/ 63-vjeçari italian humb jetën pas operacionit në një klinikë dentare, nis hetimi për administratorin dhe dentistin

Një 63-vjeçar italian ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë pasi nuk ishte ndier mirë  pas ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë dentare në rrugën e Kosovarëve më datë 20 maj 2025.

Raportohet se shtetasi D. S., me banim të përkohshëm në kryeqytet pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë mësohet se kanë nisur veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.

Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.

Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.  Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.

Një 63-vjeçar italian ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë pasi nuk ishte ndier mirë  pas ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë dentare në rrugën e Kosovarëve më datë 20 maj 2025. Sipas policisë mësohet se kanë nisur veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.  Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, njofton policia.