Teksa në Himare zhvillohen zgjedhjet për kryetar të ri të bashkisë, janë hasur edhe disa problematika, ku parësore ishte ajo e mosvlefshmërisë së kartave të identiutetit të qindar qytetarëve të Himarës. Për shkak të kërkesës së kandidatëve por edhe të vetë komisionerëve, ka qenë vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i cili ka shkuar në qytetin bregdetar. Nga aty Celibashi e përshkroi si të qetë procesin në tërësi, ndërsa tha se vlefshmëria ose jo e ID-ve, nuk është përgjegjësi e KQZ.
‘Nga informacionet e deritanishme në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor këtu në bashkinë e Himarës, mund të thuhet që ky proces është duke shkuar përgjithësisht, normalisht. Ashtu sikurse edh ju e keni raportuar, çështja që ka qenë obejkt i diskutimit dhe i sjelljes në vëmendje nga ana juaj, është ajo e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, por asikurse edhe më herët e kemi bërë me dije, kjo është një çështje që nuk ka të bëjë aspak me përgjegjësinë e KQZ, por është një çështje që mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet. Votues, të cilët dokumenti i identifikimit, të cilët ose u ka skaduar ose u skadon ditëne sotme. Gjithashtu më duhet të them se gati po e njëjta shifër votuesish ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, pr zgjedhës të cilët nuk kishin një document identifikimi të vlefshëm.
Tani pse për këto zgjedhje nuk u mor një vendim nga ana e këshillit të minstrave nëpërmjet një kati normativ për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit, këtë unë siç mund ta shikoni nuk mund ta them.’- tha Celibashi.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ