Një burrë nga Gjeorgjia, Shba u dënua me 475 vite burg për organizimin e përleshjeve të qenve dhe abuzimin me kafshët.
I pandehuri Vincent Lemark Burrell, 57 vjeç, mohoi në gjykatë të ishte përfshirë në përleshje e kafshëve.
Rasti u zbulua në vitin 2022, kur një postier raportoi tek autoritetet se disa qen ishin lidhur me zinxhirë në pronën e të pandehurit në Dallas, Georgia.
Qentë ishin të racës pitbull. Prokurorët pohuan se 107 qen ishin me shenja abuzimi, duke përfshirë nënpeshën dhe shumë qen me prerje në qafë nga zinxhirët e rëndë, një taktikë që shërben për të krijuar qen shumë agresiv.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ