“50 vjeçe, nuk e di çfarë i premton burrave”! Arjan Çani sulmon Bleona Qeretin: Nuk e duroja dot, ishte teatër
Gazetari Arjan Çani ka bërë deklarata të forta për këngëtaren Bleona Qereti në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun. Çani ka rrëfyer se marrëdhënia e tij me Bleonën ka qenë gjithmonë e tensionuar, duke zbuluar se puthjet dhe përqafimet në emisionet e tij ishin vetëm një lojë.
“Ishte teatër, unë nuk e duroja dot fare,” tha Çani, duke kujtuar një zënkë të madhe me këngëtaren.
Çani gjithashtu komentoi përfshirjen e Bleonës në ceremoninë e inagurimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku ajo u fotografua krah ish-ambasadorit Richard Grenell.
“Ajo është e zonja për t’i bërë miq këta, por çfarë iu premton, nuk e kuptoj. Nuk është as e re, po shkon 50 vjeç. Është një teatër i madh për të bërë fotografi dhe për t’u dukur sikur ka lidhje me këto nivele,” tha Çani, duke e cilësuar këtë veprim si një mënyrë për të mashtruar njerëzit.
Sipas tij, njerëzit rreth Trump janë të aftë të shfrytëzojnë çdo situatë për përfitime, ndërsa Bleona, sipas tij, mund të ketë qenë thjesht një mysafire në një ambient të përbashkët.