5 viktima! Saga e përgjakshme mes fisit Kaza e Gjini, kush e vrau Pjetrin në Lezhë?

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm fshatin Tale në Lezhë, ku një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda oborrit të shtëpisë së tij. Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza, i cili u qëllua me breshëri plumbash ndërsa po parkonte automjetin në oborrin e banesës.

Viktima Pjeter Kaza

Sipas burimeve paraprake nga policia, trupi i pajetë i Kazës është konstatuar nga bashkëshortja e tij rreth orës 05:00 të mëngjesit, pak pasi ai ishte kthyer në shtëpi nga turni i natës. Ai punonte në minierën e Spaçit në Mirditë dhe sapo ishte kthyer në banesë kur ndodhi atentati.

Hetuesit thone se autorët mund t’i kenë zënë pritë viktimës pranë shtëpisë, duke e qëlluar me armë automatike në momentin që ai po hynte me makinë në oborr. Policia e mbështetur nga Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Shkodër, ka rrethuar zonën dhe po punon intensivisht për identifikimin e autorëve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po përqendrohen hetimet është gjakmarrja. Kjo pasi vetëm një vit më parë, vëllai i viktimës, Agustin Kaza, u vra me katër plumba në Belgjikë.

Ngjarja e sotme shihet si një vazhdim i një hakmarrjeje të gjatë mes dy fiseve të njohura në zonën e Mirditës Kaza dhe Gjini.

Saga e përgjakshme mes këtyre dy familjeve ka nisur që në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shef i Krimeve në Policinë e Shtetit.

Ai u vra nga vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini, të cilët më pas u ekzekutuan në vitin 1997 nga Martin Kaza, një tjetër anëtar i familjes Kaza.

Martin Kaza është arrestuar në Londër dhe ekstraduar në Shqipëri në vitin 2017, ku po vuan dënimin për atë vrasje.

Ngjarja e sotme duket se është një tjetër hallkë në këtë zinxhir të gjatë hakmarrjesh që ka zgjatur prej më shumë se 30 vitesh, duke shkaktuar viktima të shumta në të dyja familjet, brenda dhe jashtë vendit.

Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën përreth shtëpisë së viktimës dhe duke bllokuar hyrje-daljet e rrugës së fshatit.

Ekspertët kriminalistë kanë analizuar vendngjarjen dhe kanë nisur marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve që mund të kenë parë ose dëgjuar diçka të dyshimtë.

Në drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, policia ka theksuar se motivet e sakta mbeten ende të paqarta, edhe pse gjakmarrja mbetet pista më e besueshme deri më tani.

Ngjarja ka tronditur Lezhe  dhe ka rikthyer në vëmendje fenomenin ende të pranishëm të hakmarrjes në disa zona.

Kush është Martin Kaza, vrau vëllezërit Gjini më 1997 për hakmarrje

 

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllanë në qendër të Rrëshenit, më 1994.Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në 29 dhjetor të vitit 2017.Martini është arrestyuar teksa fshihej në Londër të Anglisë dhe ende po e vuan dënimin në burg, por kjo nuk e ndali sagën e gjakmarrjes.Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Mediat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.Kaza ishte dënuar për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Si u ekzekutua Agustin Kaza vjet në Belgjikë

 

Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot, është ekzekutuar vitin e kaluar (28 prill) në Belgjikë.44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, teksa vdiq pas një jave në spital (6 maj).Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin Agustin Kaza ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës.Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.Martin Kaza u ekstradu nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.

Si nisi hakmarrja mes fiseve Kaza dhe Gjini tre dekada më parë! Nga vrasja e shefit të krimeve, te ekzekutimi i Pjetër Kazës si viktima e pestë

Policia ka si pistë kryesore për krimin e mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës atë të hakmarrjes. Dhe saga e gjakmarrjes nisi tre dekada më parë. Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.Në vitin 1997, shtetasi Martin Gaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”.Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza. Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.Edhe ngjarja e sotme (1 qershor), dyshohet se ka për motiv sagën e gjakmarrjes mes dy fiseve, që ka shënuar edhe viktimën e pestë.