5 Maji/ Krerët e Shtetit homazhe tek ‘Nëna Shqipëri’

5 maj, shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut, ndërsa drejtues të lartë të politikës zhvilluan homazhe në memorialin “Nëna Shqipëri”.

Kreu i qeverisë bëri homazhe mëngjesin e sotëm te varrezat e dëshmorëve.

Së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe kryeparlamentaren Lindita Nikollën, vendosën kurora me lule në nder të të gjithë atyre dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën për një Shqipëri të lirë.

Përveç krerëve të politikës e shtetit, ashtu si për çdo vit, nuk harrojnë që të bëjnë homazhenë Varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Dëshmorëve, edhe nostalgjikët e komunizmit.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët italianë, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.