49 emigrantë nisen drejt Gjadrit, grupi më i madh që do zbarkojë në Shqipëri
Një anije me 49 emigrantë pritet të mbërrijë në Shqipëri nga Italia.
Për herë të parë në këtë mjet janë me origjinë nga Gambia dhe Bregu i Fildishtë, por edhe nga Egjipti e Bangladeshi. Ky është grupi me numrin më të madh dhe mbërrijnë në vendin tonë në kuadër të marrëveshjes me Italinë. Pas kontrollit të dokumentacionit në portin e Shengjinit, këto emigrantë do të akomodohen në Kampin e Gjadrit.
Ministria e Brendshme italiane e bëri të ditur këtë, duke shtuar se 53 emigrantë të tjerë “paraqitën spontanisht pasaportat e tyre për të shmangur transferimin: një rrethanë e një rëndësie të veçantë, pasi lejon që procedurat për verifikimin e pozicioneve individuale të aktivizohen më shpejt edhe pavarësisht nga ndalimi, duke rritur mundësitë e procedimi i riatdhesimeve të atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE”.
Në dy raste të sjelljes së emigrantëve në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit u kundërshtuan nga gjyqtarët italianë, të cilët e referuan rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Gjykata e Romës mori vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.