47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë …./ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentoi të ngacmojë një vajzë 24-vjeçare. Ai ka arritur që t’i futet vajzës në banesë, ndërsa policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij një armë të ftohë. Rastet me dhunë ndaj grave është në fenomen shqetësues që sa vjen dhe rritet në kryeqytet. Vetëm në 24 orë 3 të tjerë kanë rënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe partnereve.

“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë”, njofton policia.

“M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë  i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia.