45 mijë euro/ Nën hetim për vdekjen e 3-vjeçarit, pastruesja vjedh banesën e mjekut Xhaxho
- 18 October, 2023
Mjeku Roland Xhaxho, i cili është në hetim për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën e tij stomatologjike “Splendent” ka rënë pre e vjedhjes. Raportohet se një pastruese, e identifikuar si A.Xhemali ka marrë nga shtëpia e tij mbi 45 mijë euro.
Lajmi është bërë me dije nga Weblajm. Sipas këtyre të fundit në dëshminë e dhënë në polici nga bashkëshortja e Xhaxhos, paratë ishin kursimet e 30 viteve të nënës së saj, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ