42-vjeçarja e vrarë në Vushtrri nga pronari i furrës, i afërmi: Ngjarjen e pa një komshie, ai tentoi që edhe atë ta…
Një ngjarje tragjike ndodhi këtë hënë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçare, Nexhmie Musliu Haradini, u vra nga ish-pronari i saj, i cili më pas kryen vetëvrasje. Rrahim Ajeti, i afërmi i viktimës, i cili foli në lidhje direkte me “Shqipëria Live”, tha se familjarët e viktimës ishin të shokuar nga ngjarja, duke theksuar se nuk kishin pasur kurrë konflikte me autorin.
Ai shtoi se e morën lajmin nga qytetarët dhe policia, ndërsa tregoi se Nexhmie Musliu kishte punuar për një kohë të gjatë në furrë buke dhe se kishte ndërruar punë para gjashtë muajsh.
Sipas Ajetit, as bashkëshorti i viktimës nuk kishte pasur konflikte me autorin dhe ata kishin pasur marrëdhënie shumë të mira. Rreth 42-vjeçares ka mbetur ende pa u sqaruar shkaku i vrasjes, ndërsa ai shprehu shqetësimin se ende nuk kanë pasur komunikim me familjarët e autorit, duke lënë çështjen në duar të drejtësisë.
Ajeti tregoi gjithashtu për një incident tjetër, ku një komshie e viktimës dhe vajza e saj u lënduan teksa përpiqeshin të iknin nga vendi i ngjarjes, por fatmirësisht nuk u goditën. Të dy ato kanë dhënë dëshminë në polici, ndërkohë që bashkëshorti i viktimës është më i qetë, por i mërzitur.