35 mijë tifozë kuqezi në stadium, do përkrahin kombëtaren në Dusseldorf, ndaj Spanjës
- 22 June, 2024
Teksa Shqipëria do të sfidojë Spanjën të hënën në orën 21.00, në stadiumin e Dusseldorfit, pritet të jenë 35 mijë tifozë kuqezi, në mbështetje të kombëtaresnë një ndeshje ku kuqezinjtë synojnë 3 pikët, për të vazhduar tutje. Atmosfera është pozitive në grup, pas atij barazimi 2-2 ndaj Kroacisë, pak ditë më parë.
Stadiumi që ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh do të kthehet në një skenë spektakli, ku do të mbizotërojnë ngjyrat kuq dhe zi.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho numëron 1 pikë deri më tani (ka shanse për kualifikim), ndërsa Spanja kryeson grupin me 6 pikë. Takimi tjetër është ai mes Kroacisë dhe Italisë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ