30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria hap ambasadë në Ukrainë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Twitter” ka njoftuar se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.

Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve që at’herë dolën nga tirania në botën e lirë.

Xhaçka po ashtu shkruan se sot jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1613484558988595200?s=20&t=p1oVdNppUD00JwsmUuDSMQ

Njoftimi:

Kanë kaluar 𝟑𝟎 vjet që kur Shqipëria 🇦🇱 dhe Ukraina 🇺🇦 vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë 🕊️.

🤝 Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës 🇺🇦 si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria 🇦🇱 do të mbështesë Ukrainën 🇺🇦  dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë 🇷🇺.

Shqipëria 🇦🇱 dhe Ukraina 🇺🇦 i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.

💼 Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria 🇦🇱 do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë 🇺🇦.

🇦🇱🤝🇺🇦 Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen.