30 plumba në drejtim të tij/ Kevin Hajrulla në gjendje të rëndë pas atentatit, transportohet në Tiranë
Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës, është qëlluar me të paktën 30 plumba. Nga breshëria e kallashit mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35 vjeç, tregtar shumice i fruta perimeve.
Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa 29-vjeçari po lufton për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark. Autorët duket se e kanë vëzhguar 29-vjeçarin dhe pasi objektivi parkoi makinën u lëshuan breshëri plumbash në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi në afërsi të postës së Çoles.