3-vjeçarit me autizëm i bie tabela në kokë, mësuesja s’e ndihmon. Kolegia: Ajo rreh fëmijët!
Një 3 vjeçar me autizëm nga qyteti i Shkodrës i cili është dëmtuar në kokë në kopsht, nuk është ndihmuar nga edukatorja dhe që policia nuk ka kryer asnjë veprim.
Gjyshja e 3 vjeçarit tregon për emisionin Fiks Fare se në datën 9 shkurt nipi i saj është dëmtuar në kopshtin “Dëshmorët e Prishtinës”, por ngjarja nuk është zbardhur. “Fëmija ishte goditur në kokë, unë s’mund të them që fëmijën e kanë dhunuar, por edukatorja nuk është kujdesur, ne e çuam fëmijën në spital dhe ju bë skaneri, u thirrë dhe policia, por më vonë nuk u bë më asgjë“ thotë gjyshja e 3 vjeçarit. Fiksi trasmetoi momentin kur është goditur fëmija në kopsht nga një tabelë metalike dhe edukatorja s’ka bërë asgjë.
Gjyshja thotë se për fëmijën është kujdesur një mësuese ndihmëse, Anila Balasi që atë ditë nuk ka qenë prezente në kopsht. Në një takim me gazetarët kjo e fundit tregoi se edukatorja i godiste fëmijët dhe madje fëmijën me autizëm e diferenconte . “
Ajo i gjuante fëmijët me shpulla në kokë, po ashtu fëmijën me autizëm e diferenconte” thotë Anila . Ish edukatorja, Radoina Marku , pretendon se e gjitha kjo situatë është stërholluar dhe ekzagjeruar nga drejtoresha e kopshtit me të cilën ka patur inate të vjetra. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj.”Fiks Fare” nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske.”Fiks Fare” u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. “Fiks fare” ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje.”Fiks fare” sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre/ Top channel