“3.5 mld euro të ardhura në 2 dekada”, Rama për “Durana Park”: Produkt që dukej utopik

Kryeministri Edi Rama dorëzoi certifikatat për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit. 

Më vjen mirë që sot kemi një produkt të parë, konkret, të një vizioni që dukej goxha utopik kur ne nisëm të përpiqemi për realizimin e tij. Ashtu si dukej utopik edhe qëllimi ynë për ta bërë Shqipërinë një lider në shërbimet publike, elektronike, gjë që sot është fakt, ashtu siç dukej utopik edhe besimi ynë se procesin i negociatave do ta përshpejtonim eksponencialisht me AI. Ashtu siç duket sot utopik edhe qëllimi tjetër që të kemi një model të IA për prokurimet publike pa pjesëmarrjen e njeriut, për të cilën po punojmë. Mbi 5 mijë mundësi punësimi për ekspertët e teknologjisë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona. Synojmë që të rrisim eksportet e të ardhurat tona me afërsisht 3.5 mld euro brenda dy dekadash vetëm nga kjo iniciativë,” tha Rama

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe drejtorja ekzekutive e “Albanian Investment Corporation, Elira Kokona.