290 mln euro, energjia e rinovueshme, pagesa në euro. Von der Leyen në Tiranë: Çështjet kryesore

Kryeministri Edi Rama pati një konferencë të përbashkët me Kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen këtë të mërkurë gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Ajo përmendi tre çështje kryesore, duke theksuar rëndësinë e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të sjellë financim prej 920 milionë eurosh për Shqipërinë, si dhe mbi angazhimin për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.

“Tashmë duhet të fillojmë me financimin me prej 64 milionë eurosh përpara fundit të vitit. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euor nga plani i rritjes. Plani i rritjes do të sjellë edhe rezultate të tjera, ju jeni në rrugën që të bëheni pjesë e zonës unike të pagesës në euro. Kjo do të thotë që transferta në para do të jenë më të sigurt dhe më të shpejta”, tha Von der Leyen.

Temë e diskutimeve janë dhe projektet për energjinë e rinovueshme dhe eficencën energjetike, si dhe ndryshimi I parasë në vendin tonë, nga lek në euro, duke lehtësuar transaksionet financiare.