29-vjeçari në breshërinë e 10 plumbave/ Futet në karburant dhe qëllon Velaj që po luante letra! I riu në spital me hemoragji, FNSH kërkon autorin
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhur në një karburant në Vlorë.
Qerim Bello ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29 vjeçarit Sildi Velaj, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Pas ndihmës së marrë në spitalin e Vlorës, ai ka mbërritur në Tiranë ku edhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Mësohet se 29-vjeçari është qëlluar në pjesën e kraharorit dhe legenit dhe është në gjendje të rëndë pasi ka hemorragji.
I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qënë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë. Autori ka ardhur me makinë duke goditur drejt tij. Mendohet të kenë patur një konflikt të mbartur mes tyre për motive banale.
Autori ka goditur 10 herë në drejtim të tij, 4 prej të cilave në trupin e 29-vjeçarit dhe më pas ëahtë larguar me makinën e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së karburantit. FNSH po punon për kapjen e autorit.