Vijon votimi në Cërrik, kryeson kandidati i Partisë Socialiste

Vijon procesi i numërimit edhe në Cërrik, ku nga 58 kuti në total, deri më tani janë numëruar 3.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Andis Salla, ka marrë deri më tani 351 vota, ose 66.6%. Sakaq, kandidati i koalicionit BF, Servet Duzha ka marrë 176 vota ose 33.4%.