25-vjeçarja shqiptare bën “kërdinë” në qendrën tregtare në Milano, vjedh çantat dhe veshjet luksozs

Një 25-vjeçare shqiptare është arrestuar në Milano, pasi tentoi të vidhte çanta dhe veshje të shtrenjta me vlerë 7 mijë euro në një qendër tregtare të njohur “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos në rrugën Santa Radegonda.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, më 11 janar, kur alarmi i sigurisë u aktivizua pas tentativës së vajzës për të kaluar pa paguar produkte të shumta.

Punonjësi i sigurisë e ndaloi shqiptaren, e cila tentoi të largohej nga qendra tregtare me çantat dhe veshjet e vjedhura. Pas ndalimit, ajo pranoi krimin dhe nuk kundërshtoi autoritetet.

Policia e Milano-s e arrestoi menjëherë 25-vjeçaren, duke e akuzuar për vjedhje. Ajo do të përballet me akuzat për vjedhje të pasurisë në një nga qendrat tregtare më të frekuentuara të qytetit.