“2300 evente kulturore gjatë 2024, 1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”/ Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar dhe Muzeun e Arteve të Bukura

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që lamë pas.

Në video-materialin e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, thuhet se gjatë vitit 2024 janë zhvilluar 2300 evente kulturore të mbështetura, 25% më shumë se në vitin 2023. Sipas MEKI, ka pasur një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore: Mbi 1.3 milionë vizitorë, 30% më shumë se në vitin 2023.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare, 21 shtete pjesëmarrëse, 250 aktivitete, 360 artistë. “Love as a Glass of Ëater” në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Pavioni shqiptar përfaqësuar nga artistja Iva Lulashi”.

Ndërkohë, sipas qeverisë, vijojnë punimet për Infrastrukturës Kulturore: Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Teatri Kombëtar, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.