23-vjeçarja në Durrës shkon të lindë foshnjën dhe kërkon ta lërë në spital


Një 23-vjeçare shtatzënë pas braktisjes nga i dashuri është paraqitur pranë maternitetit të Durrësit për të kryer lindjen e fëmijës.

Gjatë procedurave të regjistrimit e reja ka bërë të ditur dhe qëllimin për ta braktisur foshnjen pas lindjes, pasi nuk mund ta rrisë e vetme. E reja është në aktivitet lindjeje dhe mjekët kanë marrë kujdes ndaj saj, ndërsa rasti i është referuar komisariatit të policisë së Durrësit.