“21 Janari”/ Vëllai i Hekuran Dedës dëshmon në SPAK: Kam besim se ngjarja do të zbardhet

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të protestës së 21 janarit 2011, ka përfunduar dëshminë në SPAK lidhur me ngjarjen tragjike. Pas dëshmisë, Deda shprehu besimin se hetimet do të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ato që na kërkuan, i thamë. Shpresojmë se do zbardhet”, tha Deda për gazetarët, duke shtuar se dhe vëllezërit e tjerë do të merren në pyetje. Ngjarja që ndodhi në vitin 2011, kur katër protestues u qëlluan për vdekje nga forcat e rendit, është ende nën hetim nga SPAK pas një vendimi të Strasburgut që e cilësoi si krim shtetëror.