“21 Janari”, Saimir Tahiri dëshmon në SPAK: Kam qenë protestues, u pyeta edhe për kallëzimin që kam bërë në vitin 2015

Pas thuajse 1 orë e 20 minuta, ish Ministri i Brëndshëm, Saimir Tahiri ka zbuluar dëshminë, që dha para prokurorëve të SPAK. Tahiri për mediat u shpreh:

U pyeta për rolin që kam pasur në datë 21 janar dhe për kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. Kam qenë protestues në atë kohë, pjesa tjetër i takon hetimit. Është një ngjarje që duhet zbardhur dhe shpresoj shumë”, tha Tahiri.