21 Janari/ Kundërshtoi vendimin e GJKKO, SPAK kërkon mospranimin rekursit të së vesë së Aleks Nikës
- 12 March, 2024
Prokuroria e Posaçme kërkon mospranimin e rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.
Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë.
Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.
Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ