21 Janari”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme.

Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai i tij, Mark Nika.